Napoli e nis mbarë mbrojtjen e titullit, shënon edhe De Bruyne
Napoli, kampionët në fuqi të Italisë, e ka nisur mbarë sezonin e ri të Serie A duke mposhtur Sassuolon me rezultatin 2-0 në javën e parë të kampionatit. Në ndeshjen e zhvilluar në “Mapei Stadium”, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte dominoi që nga minuta e parë, duke kontrolluar lojën dhe ritmin e sfidës.
Goli i avantazhit erdhi në minutën e 17-të, kur McTominay shënoi me kokë pas një asisti perfekt nga Politano. Mesfushori britanik ishte pranë dopietës pak minuta më vonë, por goditja e tij e bukur nga distanca përfundoi në traversë.
Në pjesën e dytë, Napoli vazhdoi presionin dhe pas një traverse të Politano, erdhi edhe goli i dytë. Kevin De Bruyne ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi në minutën e 57-të, duke vulosur fitoren për skuadrën azzurre. Sassuolo e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Koné u ndëshkua me kartonin e kuq për dy kartonë të verdhë në minutat e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

