Napoli fiton ndaj Veronës dhe merr vendin e dytë, vendos dopieta e Osimhen (VIDEO)

Napoli merr një fitore shumë të ërëndësishme në “Bentegodi” përballë Veronës në shifrat 2-1. Osimhen i dhuroi 3 pikët skuadrës së Spallettit, duke shënuar një dygolësh në portën e vendasve.

Napoli ndëshkon menjëherë formacionin e Tudorit në minutën e 14-t, me Osimhen që shënon me kokë dhe kalon miqtë në avantazh. Verona mundohet të reagojë në pjesën e dytë, por nuk arrin të krijojë rrezik në portën e Napolit. Osimhen gjeti rrugën e rrjetës dhe kalon Napolin në avantazh të dyfishtë.

Vendasit reagojnë menjëherë me Faraonin, që rihap ndeshjen dhe shënon golin e parë për Veronën. Pak minuta më pas Ceccherini merr karton të kuq dhe lë vendasit me 10 lojtarë në minutat e mbetura. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, me Napolin që merr momentalisht vendin e dytë me 60 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?