Napoli fitore dramatike ndaj Lazios, merr kryesimin e Seria A (VIDEO)
Napoli merr kryesimin e Serie A, pasi fitoi 2-1 në një ndeshje dramatike ndaj Lazios. Skuadra e Spalletit do të kalonte e para në avantazh në minutën e 62-të me Lorenzo Insignen.
Lazio nuk u dorëzua, teksa dy minuta nga fundi i kohës së rregullt gjeti golin e barazimit me Pedron. Gjithsesi Napoli nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi në minutën e katërt të shtesës Fabian Ruiz mposhti Strakoshën, për ti dhënë fitoren skuadrës së tij.
Napoli tashmë mban kryesimin me 57 pikë, po aq sa dhe Milani, ndërkohë që Interi gjendet në vendin e tretë me dy pikë më pak, por dhe me një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

