Napoli Gattusos është i frikshëm, mund me “poker” Atalantën (VIDEO)

Napoli pas humbjes në tavolinë kundër Juventusit, ka shkatërruar në shifrat 4-1 skuadrën e Atalantës. Ishte një pjesë e parë perfekte për skuadrën e Gattusos që shënoi plotë 4 gola.

Fillimisht ishte Lozano që e pati të thjeshtë shtyrjen e “sferës” në rrjetë pas një pasimi të Di Lorenzos. Sulmuesi meksikan 4 minuta më pas realizoi një gol shumë të bukur me një goditje në hyrje të zonës.

Napoli nuk u ndal me kaq, teksa Politano realizoi një gol nga distanca në minutën e 30-të, ndërkohë që në minutën e 43-të, ishte sulmuesi Osimeh që mposhti portierin Sportiello për herë të katërt.

Në fraksionin e dytë napolitanët ulën ndjeshëm ritmin, ndërkohë që Gasperini hodhi në fushë Gjimshitin për të shtuar disi sigurinë në prapavijë. Lammers ndërkohë shënoi golin e nderit në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejt. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP