Napoli humbet sulmuesin kryesor në prag të duelit ndaj Barcelonës
Victor Osimhen nuk mori pjesë në seancën stërvitore të zhvilluar në Castel Volturno, para ndeshjes ndaj Barcelonës. Nigeriani kishte pësuar një goditje të fortë në këmbë të martën në stërvitje dhe iu nënshtrua terapisë për t’u rikuperuar, por mbetet në rrezik për ndeshjen kundër blaugranave.
Në fund të fundit, prania në fushën e Osimhenit është thelbësore për Napolin si për fizikun ashtu edhe për kapacitetin realizues. Për momentin nuk është ende e qartë shkalla e dëmtimit të pësuar nga sulmuesi nigerian, por stafi mjekësor shpreson që të mos jetë asgjë e rëndë.
Një situatë që nuk e lë aspak të qetë Spallettin për sa i përket, jo vetëm ndeshjes ndaj Barcelonës, por edhe angazhimeve të mëpasshme në kampionat ku Napoli është në garë për titullin.
KOHA JONË SONDAZH

