Napoli i “çmendur”, fitore me përmbysje spektakolare ndaj Milanit (VIDEO)
Napoli është një skuadër e çmendur nën drejtimin e Carlo Ancelotit. Të kaltrit fituan sërish me përmbysje ndaj Milanit në shifrat 3-2, duke përsëritur javën e parë, kur përmbysën rezultatin ndaj Lazios.
Sfida në nisi në “malore” për Napolin, teksa Milani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të me një super gol të Bonaventurës, i cili konkretizoi një aksion model. Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin e kuqezinjve, të cilët shënuan edhe golin e dytë në minutën e 49-të me Calabrian.
Kundërpërgjigja e Napolit është e frikshme, me Zielinskin, i cili shënon dy gola shumë të bukur brenda 14 minutash, ndërkohë që për të kompletuar përmbysjen mendon Mertens, i cili finalizoi një aksion të napolitanëve në krahun e djathtë, me topin që shkoi në krahun tjetër, ku belgu e kishte të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Napoli ngjitet në kuotën e 6 pikëvve, po aq sa Juventusi, por mbetet në vendin e dytë për shkak të golaverazhit më të mirë të bardhezinjve. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

