Napoli “i dashuruar” me shqiptarët, ja dy emrat që kërkojnë në verë

Armando Broja në verë do të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkato. Pasi gazetari Carlo Pellegatti foli përpara disa javësh për interesimin e Milanit për sulmuesin shqiptar të Southampton, të zbehur nga lufta në Ukrainë, tashmë është një tjetër ekip italian që kërkon me ngulm shërbimet e futbollistit në pronësi të Chelsea.

Sipas “Gazzetta dello Sport, bëhet fjalë për Napolin, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen, sulmuesin nigerian të cilin klubi mendon ta shesë për rreth 100 milionë euro.

Napoli do të hidhet në sulm jo vetëm për Brojën, por edhe për talentin shqiptar Kristjan Asallni që ka spikatur gjithashtu me Empolin.

SHKARKO APP