Napoli i Gattusos nuk ndalet, zhyt në krizë Genoa-n (VIDEO)

Napoli ka konfirmuar momentin shumë pozitiv, teksa sonte në mbrëmje triumfoi 2-1 ndaj Genoas. Skuadra e Gattusos nuk bëri asnjë tolerim, duke u angazhuar maksimalisht dhe marrë një tre pikësh të vuajtur.

Napolitanët do ta mbyllnin pjesën e parë në avantazh, pasi Dries Mertens u shërbye saktë mbi vijën e 16 metrave nga Lorenzo Insigne dhe gjuajti bukur me të djathtën.

Genoa e nisi me vrull pjesën e dytë dhe arriti të gjejë shumë shpejt golin e barazimit me anë të mbrojtësit Goldaniga, por në minutën e 66-të Napoli shënoi sërish me meksikanin Lozano, ndërsa më pas mbrojti mirë rezultatin duke marrë tre pikë shumë të vlefshme.

Me humbjen e sotme Genoa mbetet në vendin e 18-të, që e çon direkt në Serinë B, ndërsa gara për mbijetesën pritet të jetë e ashpër deri në fund të sezonit.

SHKARKO APP