Napoli i pandalshëm, Rrahmani i jep fitoren e 7-të në 7 ndeshje (VIDEO)

Napoli nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, duke marrë fitoren  e 7 në 7 ndeshjet e para. Skuadra e Spalletit mbrëmjen e sotme mori një triumf të vuajtur 2-1 në transfertën e vështirë ndaj Fiorentinës.

Sfida nisi më mirë për vjollcët që do të kalonin në avantazh në minutën e 30-të me Lucas Matinez. Napoli do të gjente barazimin 10 minuta më pas me Hirving Lozanon, ndërkohë që Insigne do të humbiste një penallti.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Amir Rrahmani shënoi një gol të bukur me kokë pas një kombinimi fantastik duke i dhënë një fitore të madhe Napolit, që këtë sezon e ka nisur në perfeksion. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP