Napoli kërkon 110 milionë euro për Osimhen, më pas nis sulmi për Brojën

110 milionë euro. Napoli vendos çmimin për Victor Osimhen, jo më pak se 100 milionë. Corriere dello Sport bën një bilanc të takimit të gjatë që u zhvillua të mërkurën mes De Laurentiis, Giuntolit dhe Roberto Calenda, agjent i qendërsulmuesit nigerian.

Milani është një nga skuadrat e interesuara, por çmimi është shumë i lart. Në Premier League ndërkohë Arsenali, Neecastle dhe Manchester United mund të afrohen më shumë me sulmuesin, pasi kanë më shumë para për të investuar në merkato. Djajtë e Kuq qëndrojnë të favorizuar pas afrimit te Erik ten Hag, i cili do të kërkojë një sulmues që e njeh mirë zonën e rreptësisë.

Nëse një lëvizje e tillë do të kompletohej, atëherë Napoli do të hidhet në sulm për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar i huazuar nga Chelsea te Southampton mund të ishte një zgjedhje ideale, duke parë performancën që ka dhënë këtë sezon në Premier League. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP