Napoli kualifikohet në çerekfinale, Hysaj luan 90 minuta (VIDEO)

Një gol i Milik në minutën e 15-të dhe një i Ruiz në të 74-ën i kanë dhuruar Napoli-t fitoren 2-0 ndaj Sassuolo-s dhe kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Elseid Hysaj u kthye titullar pas dy ndeshjeve radhazi të kaluara në stol.

Në çerekfinale, ekipi i Carlo Ancelotti-t do të përballet me Milan-in, që ka eliminoi Sampdoria-n në fazën e 1/8-ve.

SHKARKO APP