Napoli luan “tenis” ndaj Sassuolos, shënon edhe Rrahmani (VIDEO)
Napoli është rikthyer te fitoret në Seria A, duke shkatërruar Sassuolon në shtëpi në shifrat tenistik 6-1. Skuadra e Spalletit e zgjidhi ndeshjen vetëm për 21 minuta lojë, duke shëuar plotë katër gola.
Koulibaly zhbllokoi shifrat, ndërkohë që më pas sulmuesit Osimhen, Lozano dhe Mertens realizuan golat e tjerë. Në fraksionin e dytë, belgu realizoi golin e pestë të ndeshjes. Amir Rrahmani si për të konfirmuar sezonin fantastik shënoi golin e 6-të.
Te Sassuolo Maxime Lopez realizoi golin e nderit. Napoli Pas 35 javësh mban vendin e retë me 70 pikë, ndërkoë që Sassuolo renditet në vendin e 10-të. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

