Napoli me Hysajn ndalet edhe nga Torino, shkon në -13 nga Juventus (VIDEO)
Napoli bën një tjetër ndalesë në Seria A. Skuadra e Carlo Ancelottit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në sfidën e radhës e vlefshme për javën e 24-të.
Të kaltrit dominuan në raste me Insigne dhe Milik që shpërdoruan shumë raste shënimi, por forma e mirë e portierit mik, Sirigu, bëri që deri në fund rezultati të mos ndryshonte.
Elseid Hysaj ishte në fushë për 90 minuta nga minuta e parë, por në krahun e majtë në mbrojtje, ndërkohë që u ndëshkua në minutat e fundit me karton të verdhë. Ky barazim e mban Napolin plotë 13 pikë larg Juventusit, që tashmë duhet të fillojë të mendojë për organizimin e festës së titullit të tetë radhazi. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

