Napoli mund Bolognën dhe fiton Superkupën e Italisë

Napoli ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e tij, duke fituar për herë të tretë Superkupën e Italisë, triumfi i parë nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Në finalen e zhvilluar në Riad, skuadra napolitane mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Bolognën e drejtuar nga Italiano, falë një performance vendimtare të brazilianit Neres.

Anësori ishte protagonisti absolut i mbrëmjes. Në minutën e 39-të ai zhbllokoi takimin me një goditje të saktë me të majtën, duke e dërguar topin në trekëndësh. Në fillim të pjesës së dytë, Neres përfitoi nga një gabim në ndërtimin e lojës së kundërshtarit, duke ndërprerë pasimin e Ravaglia-s për Lucumì dhe duke realizuar me qetësi golin e dytë me një parabël elegante.

Një fitore e bindshme për Napolin, që vijon epokën Conte me një trofe dhe konfirmon ambiciet e larta për sezonin. Bologna rezistoi për një pjesë të ndeshjes, por u dorëzua përballë cilësisë dhe konkretësisë së axurrëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?