Napoli mund Juventusin dhe merr kreun e Seria A

Napoli mposht 2-1 Juventusin në supersfidën e javës së 14-të të Serie A-s, duke rimarrë kryesimin pas kalimit të përkohshëm të Interit. Mbrëmja e rikthimit të Spallettit në “Maradona” u kthye në zhgënjim, i vulosur nga një Hojlund spektakolar.

Sulmuesi danez shënoi dopietë, fillimisht në minutën e 7-të pas një pasimi perfekt të Neres, e më pas në të 78-ën me një goditje koke nga afër, në një aksion të përfunduar gabimisht nga McKennie.

Ndërkohë, Yildiz barazoi përkohësisht në minutën e 59-të, në goditjen e parë të rrezikshme të Juventusit drejt portës. Me këtë sukses, Conte fiton duelin e tij të parë në karrierë ndaj Spallettit dhe mbyll vitin 2025 në “Maradona” pa asnjë humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?