Napoli mundet sërish, Sassuolo përmbys Lazion e Strakoshës dhe Hysajt (VIDEO)

Napoli dhe Lazio vijojnë momentin e vështirë në Seria A, duke pësuar sërish humbje në javën e 17-të. Napoli pësoi disfatën e dytë radhazi, këtë herë në shifrat 0-1 në shtëpi ndaj Empolit. Goli i vetëm për miqtë do të shënohej nga një sulmues i njohur si Patrick Cutrone në minutën e 70-të të sfidës. Napoli humbet një mundësi të mirë për të përfituar nga barazimi i Milanit.

Lazio ndërkohë pëson një humbje me përmbysje 2-1 në transfertën ndaj Sassuolos. Zaccagni kaloi në avantazh bardhekaltrit në minutën e 6-të, por Berardi dhe raspadori do të përmbysnin gjithcka në harkun e 6 minutave. Strakosha luajti si titullar së bashku me Hysajn, por nuk mundën ta ndihmonin ekipin e tyre. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?