Napoli ndalet në super duelin ndaj Romës, shkëlqen Alisson në fund
Sfida e javës së 25-t të Serie A mes Napolit dhe Romës përfundoi 2-2 në stadiumin Stadio Diego Armando Maradona. Romakët e nisën Skuadra e Gasperinit e nisi vrullshëm ndeshjen duke kaluan në avantazh që në minutën e 7-të, kur Zaragoza asistoi për Donyell Malen, i cili realizoi me saktësi. Napoli reagoi para pushimit dhe barazoi në minutën e 40-të me një goditje nga distanca të Leonardo Spinazzola, e devijuar nga Pisilli.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini riktheu avantazhin në minutën e 71-të, kur Malen shënoi sërish nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Ëesley. Megjithatë, Napoli nuk u dorëzua dhe në minutën e 82-të barazoi me të sapofuturit Alisson Santos, që shënoi me një goditje të fortë nga jashtë zone.
Pas këtij barazimi, Napoli ngjitet në kuotën e 50 pikëve, tre më pak se Milani që ka një ndeshje më pak, ndërsa Roma mbetet me 47 pikë, një më shumë se Juventusi në garën për zonën e sipërme të tabelës.
KOHA JONË SONDAZH

