Napoli nis kontaktet me Brojën, bën gati 30 milionë euro

Napoli ka filluar të mendojë për sezonin e ri, teksa do të bëjë investime të rëndësishme në merkato. Të Kaltrit së fundmi kanë vendosur në listën e dëshirave edhe Armando Brojën.

Sulmuesi i Kombëtares sonë zhvilloi një sezon pozitiv në huazim te Southampton, duke shënuar disa gola të rëndësishëm. Skuadra e Spalletit ka filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e Chelsea-t, që ka në pronësi kartonin e sulmuesit.

Blutë e Londrës e vlerësojnë me 30 milionë euro kartonin e lojtarit sipas gazetës Il Mattino. Broja ndërkoha ka oferta të rëndësishme edhe nga disa klube në Premier League. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?