Napoli nuk dorëzohet, nis sulmin e radhës për të rrëmbyer Kumbullën

Napoli po punon për të siguruar shërbimet e një prej surprizave më të mëdha të këtij sezoni në Seria A. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, i cili ka arritur që me entuziazëm të zërë një vend në formacionin e Ivan Juric, por edhe të jetë në listën e shumë skuadrave të mëdha.

Pas Amir Rrahmanit, i cili zgjodhi të transferohej te Napoli që në janar, “Arena” raporton se objektivi i radhës është që të rrëmbejnë edhe mbrojtësin e Kombëtares sonë.

Klubi verdhejeshil ka vendosur dy kushte të domosdoshme për të lejuar largimin e 20-vjeçarit. Së pari duhet të vijë një ofertë që arrin shifrën e 28 milionë euro dhe asnjë futbollistë në këmbim për të ulur çmimin.

Nga Gjermania ndërkohë Leipzing është gati për të rrëmbyer mbrojtësin e talentuar. Napoli shpreson që raportet e mira që ka me klubin e Hellas Veronës ta ndihmojnë për të mposhtur konkurrencën e disa skuadrave të mëdha italiane dhe europiane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP