Napoli nuk ndalet në merkato, transferon edhe Lucca nga Udinese

Napoli ka gjetur më në fund sulmuesin e ri për sezonin e ardhshëm, dhe emri është Lorenzo Lucca. Klubi kampion i Serisë A ka braktisur pistën Darwin Nunez, pasi Liverpool kërkonte plot 60 milionë euro për të, dhe ka përmbyllur me sukses transferimin e shtatlartit italian nga Udinese.

Sipas burimeve pranë negociatave, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një vlerë totale prej 35 milionë eurosh: 9 milionë do të paguhen për huazimin fillestar, ndërsa 26 milionë të tjera për blerjen përfundimtare. Aktualisht, Napoli dhe Udinese po punojnë për të finalizuar detajet në lidhje me strukturën e kësteve të pagesës.

Ky transferim është pjesë e një merkatoje të fuqishme nga ana e Napolit. Klubi ka siguruar më herët shërbimet e Noa Lang nga PSV për 30 milionë euro, mbrojtësin Sam Beukema nga Bologna për 33 milionë euro, si dhe yllin belg Kevin De Bruyne, i cili iu bashkua ekipit me parametra zero pas përfundimit të kontratës me Manchester City-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me afrimin e Lucca-s, Napoli synon të forcojë më tej repartin ofensiv dhe të jetë konkurrues në të gjitha frontet gjatë sezonit të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?