Napoli/ Osimhen nis “valsin” e merkatos, objektivat janë Nunez dhe Sancho

Edhe pse merkatoja e verës nuk është hapur zyrtarisht, priten zhvillime të bujshme në repartin e sulmit në Europë, me Napolin në qendër të vëmendjes. Skuadra e trajnerit Antonio Conte është në kërkim të një sulmuesi të ri që do t’i bashkohet Romelu Lukakut, por gjithçka varet nga largimi i Victor Osimhen.

Transferimi më i rëndësishëm që pritet është ai i Victor Osimhen. Pas një sezoni me Galatasarayn, sulmuesi nigerian ishte shumë pranë kalimit te Al-Hilal i Simone Inzaghit. Megjithatë, pavarësisht bisedimeve të avancuara, lojtari vendosi të refuzojë destinacionin në Arabinë Saudite. Kështu, në lojë rikthehet Galatasaray, që dëshiron ta mbajë në ekip.

Një tjetër skuadër e interesuar është Juventusi. Klubi bardhezi, i cili pritet të shesë Dusan Vlahovic, po mendon t’i dhurojë trajnerit Igor Tudor një sulmues të nivelit të lartë dhe Osimhen është në krye të listës së dëshirave. Por pengesa kryesore mbetet çmimi: presidenti De Laurentiis kërkon 75 milionë euro dhe nuk është i gatshëm të lëshojë shumë terren në negociata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me largimin e Osimhen, Napoli do të ketë fonde për të investuar dhe nisja e një “valle” të transferimeve është e pashmangshme. Emra si Viktor Gyökeres, Darwin Nunez dhe Jadon Sancho janë përmendur në orbitën e klubeve të mëdha evropiane. Gjithçka pritet të marrë formë sapo të zyrtarizohet largimi i sulmuesit nigerian, duke nisur një verë të zjarrtë në merkato. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?