Napoli rigjen fitoren në Seria A, mposht me lehtësi Atalantën

Napoli rikthehet te fitorja dhe rimerr kreun e klasifikimit, të paktën për një natë, pas një performance të fuqishme në “Maradona”, ku skuadra e Antonio Contes triumfoi 3-1 ndaj Atalantës në ndeshjen e katërt paraprake të javës së 12-të në Serie A.

Të Kaltrit e nisën sfidën me ritëm të lartë, duke e mbyllur praktikisht çdo diskutim që në pjesën e parë. David Neres ishte protagonist absolut me një dopietë spektakolare në minutat 17’ dhe 38’. Në sekondat e fundit të pjesës, Lang realizoi golin e tij të parë me fanellën napolitane, duke çuar rezultatin në 3-0.

Pjesa e dytë solli një tjetër histori. Me hyrjen në fushë të Gianluca Scamaccas, Atalanta fitoi terren, shtyu skuadrën drejt zonës kundërshtare dhe në minutën 53’ sulmuesi gjeti golin me një goditje të shkëlqyer me të parën, që ringjalli shpresat bergamaske.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, përkundër presionit të vazhdueshëm dhe tentativave për të shmangur humbjen, skuadra e trajnerit të sapoardhur Raffaele Palladino nuk arriti të përmbyste rezultatin dhe e mbylli debutimin me humbje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?