Napoli rikuperon dy mbrojtës në prag të super sfidës ndaj Juventusit

Napoli nuk fiton në Seria A që nga muaji tetor, teksa ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë, pasi do të presë kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin. Trajneri Genaro Gattuso ka marrë lajme mjaft të mira nga infermieria, pasi do të ketë gati për këtë takim dy mbrojtësit Maksimoviç dhe Koulibaly, që mungonin prej javësh për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi serb prej dy ditësh stërvitet rregullisht me skuadrën dhe është gati për të luajtur qoftë edhe nga minuta e parë, ndërsa Koulibaly ka zhvilluar vetëm stërvitje të pjesshme me shokët e ekipit.

Senegalezi me shumë gjasa do të niset nga stoli, pasi Gattuso nuk ka ndërmend të rrezikojë duke e ekspozuar ndaj një tjetër dëmtimi. Sa i takon pjesës tjetër, në mënyrë të diferencuar janë stërvitur edhe Allan, Younes e Ghoulam, që ashtu si Dries Mertens, vështirë se do të jenë të gatshëm për sfidën e të dielës në mbrëmje ndaj bardhezinjve.

SHKARKO APP