Napoli shkatërron Sampdorian dhe rimerr kreun, Torino ndal Lazion (VIDEO)

Napoli funksionon në perfeksion nën drejtimin e Spalletit. Të Kaltrit morën fitoren e pestë në pesë ndeshjet e para, duke triumfuar me lehtësi 4-0 në transfertën ndaj Sampdorias.

Viktor Osimhen nuk kishte si të mungonte me një dopietë personale, nga një gol për pjesë. Fabian Ruiz dhe Zielinski ishin dy autorët e tjerë të golave te Napoli. Ekipi i Spalletitt ngjitet në krye me 15 pikë pas 5 ndeshjeve, me një golaverazh 14 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar.

Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Torinos, Hysaj ishte në fushë nga minuta e parë te bardhekaltrit, ndërkohë që Etrit Berisha e ndoqi sfidën nga stoli. Marko Pjaca ishte protagonist te skuadra granata duke shënuar vetëm dy minuta pasi hyri në fushë në pjesën e dytë. Gjithsesi në shtesë Immobile do të vendoste baraspeshën nga pika e bardhë.

/R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP