Napoli shumë pranë rikthimit te Elmas, mungon vetëm zyrtarizimi

Napoli ka nisur numërimin mbrapsht për rikthimin e Eljif Elmas. Klubi napolitan po përfundon detajet e fundit të marrëveshjes me Leipzig dhe më pas pritet të nisin procedurat burokratike, vizitat mjekësore dhe njoftimi zyrtar.

Sipas informacioneve, lojtari ofensiv do të transferohet fillimisht në formë huazimi me pagesë prej 2 milionë eurosh, ndërsa opsioni për blerje përfundimtare është i fiksuar në 12 milionë euro. Në total, operacioni vlerësohet rreth 14 milionë euro.

Elmas, i cili ka qenë protagonist në fitoren e titullit të tretë të Napolit në sezonin 2022/23, ka qenë i ndjekur edhe nga Torino, Roma dhe West Ham gjatë kësaj merkatoje. Aktualisht ai ka kontratë me Leipzig deri më 30 qershor 2028, por në Napoli pritet të firmosë një kontratë të re deri në vitin 2030 (1+4) me një pagë rreth 3 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aventurën e tij të parë me Napolin, nga viti 2019 deri në vitin 2024, mesfushori nga Maqedonia e Veriut zhvilloi 189 ndeshje dhe shënoi 19 gola. Tani, ai është gati të ndihmojë sërish klubin nën hijen e Vezuvit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?