Napoli zgjedh një shqiptar për të zëvendësuar Insignen
Lorenzo Insigne do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Kapiteni del lojtar i lirë në verë dhe ka vendosur të vijojë karrierën në MLS tek ekipi kanadez i Torontos. Drejtuesit e klubit italian kanë filluar nga punë për të gjetur pasuesin e 30-vjeçarit dhe po studiojnë lojtarë të ndryshëm. Një nga emrat që intrigon trajnerin Spalletti është Adnan Januzaj.
Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Real Sociedad prej vitit 2017, këtë sezon numëron 4 gola dhe 3 asiste, dhe kontrata me klubin bask i përfundon në verë.
Januzaj pritet të zbarkojë me parametra zero te Napoli në fund të sezonit për të qenë ai pasuesi i Insignes. 26-vjeçari ka luajtur më parë me klube si Manchester United, Dortmund dhe Sunderland.
KOHA JONË SONDAZH

