Napoli zhytet në krizë, nisja më e keqe që nga viti 2013

Pa frikë mund ta cilësojmë si një javë të zezë kjo që po mbyllet për Napolin. Vetëm dy pikë të marra pas barazimit ndaj Spalit dhe Atalantës, si dhe humbjes ndaj Romës, kanë konfirmuar një nga nisjet më të dobëta të sezonit për skuadrën e Napolit.

 

Përtej polemikave të shumta për penallti të dhëna e të padhëna, fakti është se të kaltrit e shohin veten pas 11 javëve me 3 humbje të pësuara dhe vetëm 18 pikë në konto, plot 11 pikë më pak se Juventusi kryesues dhe 3 që mund të bëhen më shumë, nga zona Champions.

Skuadra e Napolit këtë sezon ka grumbulluar plot 7 pikë më pak sesa një vit më parë, ndërsa për të parë një start të tillë të dobët, duhet të kthehemi në vitin 2013, kur në stol ishte Raffael Benitez dhe të kaltrit nuk kishin synime kaq madhore.

Përveç pikëve, mjaft keq është duke bërë edhe mbrojtja, që ka pësuar plot 15 gola në 11 ndeshje dhe pavarësisht pritjeve të mrekullueshme të Meret, edhe Koulibaly duket mjaft nervoz dhe jo në formën e sezonit të kaluar.

 

SHKARKO APP