Naser Aliji të hënën merr pasaportë shqiptare, i gatshëm ndaj Armenisë

Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka nënshkruar dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin shqiptar me origjinë nga Kumanova Naser Alij dhe ai do të jetë gati për ndeshjen e 29 marsit ndaj Armenisë. Naser Aliji, 20 vjeç,  ka prejardhje nga Kumanova, dhe është pjesë e ekipit të parë të Baselit që prej vitit 2013. Ai ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses helvete të U-20, por nga tani e pas për kombëtaren A, Aliji ka zgjedhur Shqipërinë. Futbollisti, që është një produkt i akademisë së Basel, ka lindur në Nagushtak dhe sipas zviceranëve ai është frymëzuar nga shokët e skuadrës si Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi , që të refuzojë ofertën e Maqedonisë dhe të mos presë ndonjë oferta nga Zvicra, sepse të jesh pjesë e Kombëtares Shqiptare, e të dëgjosh thirrjet e tifozëve kuqezi “O sa mirë me qenë shqiptar”, është emocion që nuk duhet humbur nga asnjë futbollist me origjinë shqiptare.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?