Naser Aliji tepër entuziast, shqiptari i parë nga Maqedonia në Kombëtare
Ndaj Armenisë, Shqipëria mund të quhet një kombëtare edhe më e madhe se më parë. Kjo pasi në Durrës kuqezinjve i është bashkuar edhe Naser Aliji. Ky i fundit nuk e ka fshehur gëzimin dhe entuziazmin, dhe është pritur me tw njwjtwn atmosferw nga kampi kuqezi. Ai ka lindur në Shkup, më 27 dhjetor 1993, me shtetësi shqiptare dhe maqedonase, i cili bëhet lojtari i parë nga shqiptarët të lindur në Maqedoni që vesh fanellën e Kombëtares kuqezi. Mbrojtësi i majtë është i gjatë 1.77 m dhe luan aktualisht me ekipin e Vaduz në Zvicër, i huazuar në janar të këtij viti nga Bazeli. Ai është rritur te klubi i Bazelit dhe, me shumë gjasa, në fund të sezonit do të rikthehet te kjo skuadër. Sakaq, Aliji ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Zvicrës U-15, U-16, U-18, U-20 dhe U-21, por vitin e shkuar pas bisedës me Gianni De Biazi dhe kërkesës së FSHF-së ai pranoi që të merrte pasaportën shqiptare dhe të vihej në dispozicion të kombëtares sonë. Aliji refuzoi Maqedoninë që e kërkonte në kombëtare si dhe ekipin e Zvicrës, pasi shqiptarët e Basel, Taulant Xhaka e Shkëlzen Gashi e bindën atë se çdo të thotë të jesh pjesë e kombëtares kuqezi. Taulanti, vëllai i vogël i Granit Xhakës, që zgjodhi ekipin e Zvicrës, nuk e ka fshehur asnjëherë krenarinë mbi zgjedhjen e tij për të mbrojtur ngjyrat kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

