Nasri kritikon Mourinhon: S’ka të drejtë të reagojë ndaj Vinicius!

José Mourinho vazhdon të ngjallë polemika. Pas fitores minimale të Real Madridit ndaj Benfica1-0, trajneri portugez bëri deklarata të diskutueshme për episodin e fyerjeve të pretenduara raciste ndaj Vinicius Jr: “I thashë Vini Jr se festimi i tij duhej të ishte ndryshe.  Ky klub ka Eusébio si legjendë, një lojtar me ngjyrë. Benfica nuk është një klub racist”.

Fjalët e Mourinhos shkaktuan reagime të menjëhershme. Samir Nasri u shpreh pa rezerva: “Lojtari (Vinicius Jr) vërshëllehet për 90 minuta, dëshiron të shënojë dhe pastaj ai del e thotë këto gjëra. Kur u kualifikua me Interin kundër Barçës, trajneri Mourinho bëri xhiron e stadiumit.

Te Manchester United rrëshqiti në gjunjë për 20 metra gjatë një feste, donte të imitonte Thierry Henry … Nuk ka të drejtë të thotë gjëra të tilla”, deklaroii Nasri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja “Prestianni-Vinicius”, tashmë nën hetim nga UEFA dhe me reagime zyrtare nga Real Madridi e Benfica, shton kështu një kapitull të ri mediatik, me Mourinhon në qendër të kritikave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?