Natë e qetë për Bove, por e ardhmja në futboll mbetet e paqartë
E ardhmja futbollistike e Edoardo Bovës është e paqartë! Mjekët do të bëjnë teste të mëtejshme për të kuptuar se çfarë e shkaktoi problemin e tij shëndetësor dhe nëse kjo mund ta pengojë atë që të kthehet në fushë. Sipas Spormedaset, mjekët sugjerojnë që në fillim të nxirret një diagnozë për mesfushorin e Fiorentinës, e më pas do të analizohen të gjitha mundësitë.
Lojtari 22 vjeçar kaloi një natë të qetë në spitalin Careggi, ku u shtura pas problemit në fushë. Mjekët njoftuan se gjendja e tij është e mirë dhe se ai është i kthjellët dhe iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.
Fjalët e para të mesfushorit sapo u përmend ishin: Faleminderit të gjithëve! Futbollisti kishte pësuar një sulm kardiak dhe e rimori veten në ambulancë pasi mjekët e ndihmës së shpejtë kishin përdorur defribilator.
Ai u zgjua këtë mëngjes në spitalin Careggi me njerëzit e tij më të afërt rreth tij. Nëna Tanya, babai Giovanni dhe e dashura Martina, gjithmonë vigjilente dhe të pranishme rreth shtratit të tij. Mbrëmjen e djeshme ata ndoqën së bashku në kompjuter ndeshjen e Romës ndaj Atalantës. Bove pritet të qëndrojë edhe 24 orë në reanimacion, më pas do të transferohet në kardiologji.