Nations League, Anglia përmbys Belgjikën dhe merr kreun e grupit

Anglia fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Belgjikës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin mitik “Wembley” duke marrë kështu kryesimin e Grupit 2 të divizionit A të “Nations League”.

Ndeshja nisi keq për “Tre Luanët”, teksa u ndëshkua që në minutë e 16-të nga një gol i Romelu Lukaku, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas shumë përpjekjesh, vendësit arritën të barazonin në minutën e 39-të po me penallti, që u realizua nga sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford.

Gjatë pjesës së dytë talenti i Chelsea-t, Mount realizoi një gol të mrekullueshëm për t’i thënë fitoren dhe kryesimin e grupit Anglisë, e cila lë pas me dy pikë më pak pikërisht Belgjikën.

SHKARKO APP