Nations League/ Italia fiton ndaj Belgjikës dhe rrëmben vendin e parë, ndalet Franca

Italia ka arritur një fitore të madhe 1-0 në transfertën ndaj Belgjikës, duke blinduar pozitat në vendin e parë në grupin që bën pjesë në Ligën A në Ligën e Kombeve.

“Axurrët” iu falën një goli të Sandro Tonalit në minutën e 11-të, ndërkohë që belgët edhe pse krijuan shumë në pjesën e dytë nuk arritën që të barazonin shifrat.

Italia mban kreun e grupit me 13 pikë, 3 më shumë se Franca, ndërkohë që Belgjika ka vetëm 4 pikë në 5 ndeshje.

Në sfidat e tjera Franca barazoi pa gola me Izraelin, ndërkohë që Anglia mundi 3-0 Greqinë në transfertë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP