NBA, humbja e radhës për San Antonio Spurs
Kampionët në fuqi të NBA pësuan disfatën e tretë radhazi, pasi u mposhtën në Salt Lake City nga vendasit e Utah Jazz, me rezultatin 90-81. Trey Burke me 23 pikët e tij ndihmoi skuadrën e trajnerit Snyder të koleksiononte fitoren e 21-të këtij sezoni, duke i shkaktuar San Antonios humbjen e 22-të. Kampionët e NBA ishin në një ditë shumë të keqe aq sa më i miri mbi parket për Spurs-at rezultoi veterani Tim Duncan me vetëm 14 pikë të realizuara. Sfida e “Energy Solutions” Arena nisi me një epërsi të lehtë të Utah. Australiani Dante Exum realizoi 5 pikët e para të skuadrës vendase në këtë takim duke i dhënë formacionit të Snyder avantazhin e një pike në fillim. Gjithsesi Jazz të mbështetur edhe nga publiku vendas arritën te thellonin shifrat dhe perioda e parë përfundoi me avantazhin e Utah 28-22 kjo falë edhe disa koshave të Gordon Hayëard. Në periodën e dytë ekipi vendas arriti të menaxhonte avatanazhin e krijuar dhe në pushim dy skuadrat shkuan 47-40 në favor të Utah Jazz. Në periodën e tretë doli në skenë Trey Burke, i cili realizoi disa pikë radhazi duke u dhënë mundësi vendasve të kryesonin me shifrat e thella 65-52. Pavarësisht përpjekjeve të Tim Duncan dhe francezit Boris Diaë ndeshja e Energy Solutions Arena nuk pati më tepër histori me Utah Jazz, që mori një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin final 90-81.
Në sfidat e tjera të NBA, spikat suksesi i radhës i Houston Rockets. Një James Harden në formë të jashtëzakonshme ndihmoi skuadrën teksane të kalonte 113-102 Minnesota Timberwolves. Ylli i Rockets koleksionoi në total 31 pikë 10 asiste dhe 11 rebound në fitoren e 38-të sezonale të Houstonit. Luol Deng dhe Goran Dragic zhvilluan një ndeshje fantastike duke ndihmuar Miamin të triumfonte me rezultatin 119-108 përballë Philadelphia 76-ers. Basketbollisti anglez realizoi gjithsej 29 pikë ndërsa “play-makeri” slloven shtoi 23 pikë të tjera si dhe koleksionoi 10 asiste në fitoren e Heat-save.
KOHA JONË SONDAZH

