NBA, LA Lakers fiton titullin e 17, LeBron James i bën 4

La Lakers është kampionja e re e NBA. Ekipi nga Los Angles triumfoi edhe në finalen e gjashtë ndaj Miami Heat me rezultatin 106-93 duke siguruar kështu edhe titullin e 17 në historinë e saj, duke barazuar kështu Boston Celtics.

Njeriu i sezonit për Lakers është pa dyshim ylli i skuadrës Lebron James, i cili u zgjodh edhe “MVP” e finaleve, Ai shënoi 28 pikë, 14 topa në tabelë dhe 10 asiste.

James bëhet kështu basketbollisti i parë në histori të NBA-së që është shpallur MVP i Finaleve me tre skuadra të ndryshme (LA Lakers, Cleveland Cavaliers dhe Miami Heat).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa nuk duhet harruar se ky është titulli i katërt personal për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se titulli i La Lakers vjen pak muaj pas ndarjes nga jeta të një prej legjendave të kësaj skuadre dhe basketbollit botëror, Kobe Bryant.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?