NBA, nuk ndalet Cleveland, plot 9 fitore radhazi

Cleveland Cavaliers në NBA, skuadra nga Ohio siguroi suksesin e 9-t radhazi pasi arriti të mposhtw me shifrat 101-90 Sacramento Kings duke u shkaktuar këtyre të fundit disfatën e 8-të rrardhazi. Lebron James u rikthye në parket pas një ndeshjeje mungesë, megjithatë 30-vjeçari nga Akron nuk u shpall lojtari më i mirë për Cavaliers në këtë takim, pasi “mbreti” James e mbylli sfidën me 19 pikë dhe 7 asiste. Ai që udhëhoqi Clevelandin ishte Kevin Love, i cili koleksionoi në total 23 pikë, 10 rebound dhe 3 asiste ndërsa Kyrie Irving shtoi edhe 21 pikë të tjera në suksesin e Cavaliers ndaj Sacramentos. Takimi i Quicken Loans Arena nisi nën shenjën e Lebron James, i cili pasi i vodhi topin një kundërshtari realizoi një kosh shumë të bukur me zhytje në sekondat e para. Qendra Tomofei Mozgov e zgjeroi edhe më tej avantazhin e Clevelandit me një realizim të tijin. Por me kalimin e minutave skenën e mori të gjithën Kevin Love. Ish lojtari i Minesottas realizoi 16 nga 23 pikët e tij gjithsej vetëm në periodën e parë, duke bërë që ky fraksion loje të mbyllej me shifrat 30-20 në favor të skuadrës vendase. Në  12-minutëshin e dytë Rudy Gay që shënoi në total 20 pikë me paraqitjen e tij u përpoq të mbante Sacramenton në ndeshje.

Pavarwsisht përpjekjeve të Rudy Gay-it si dhe DaMarcus Cousins që rezultoi lojtari më i mirë për Kingsat me 21 pikë, 13 rebound dhe 4 asiste, skuadra e drejtuar nga trajneri Tyrone Corbin nuk arriti të bënte më asgjë në këtë sfidë dhe i gjithë takim u mbyll me fitoren e Cavaliers në shifrat 101-90. Me këtë sukses formacioni i David Blatt e sheh veten në vendin e 5-të të Konferencës së Llindjes në kuotën e 28 fitoreve dhe 20 humbjeve. Në sfidat e tjera të NBA, spikat suksesi i radhës për Atlanta Hawks. Ekipi nga Georgia falë lojës së shkëlqyer në grup ku edhe në takim plot 6 lojtarë shënuan një kuotë pikësh me dy shifra arriti të koleksiononte fitoren e 18-të radhazi pasi mposhti në “Philips Arena” me rezultatin 105-99, Portland Trail Blazzers. Stephen Curry realizoi 32 pikë por kjo nuk i mjaftoi Golden State Warriors për të evituar disfatën e 8-të sezonale, pasi në Salt Lake City, Utah Jazz fitoi përballë formacionit nga Oakland 110-100. Falë paraqitjes së lituanezit Motiejunas, që shënoi në total 26 pikë, Houston Rockets fitoi ndaj Boston Celtics me shifrat 93-87.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?