Ndahen çmimet në Spanjë, dominojnë Ronaldo dhe Reali
“Dua ta ndaj këtë çmim me lojtarët e mi. Pa ta asgjë nga këto që arritëm nuk do të kishte qenë e mundur. Falënderoj Koke, Gabi, Miranda, Kurtua dhe të gjithë që bënë të mundur që ne të fitonim titullin”. Për sa i përket 12 çmimeve, 5 nga to u fituan nga lojtarë që aktualisht luajnë për Realin e Madridit dhe 3 nga futbollistë që sot militojnë te Barcelona, pavarësisht se disa prej tyre e morrën vlerësimin për paraqitjet me skuadrat që kanë luajtur në sezonin e kaluar. Kështu Kejlor Navas, tani te Reali u nderua me çmimin portieri më i mirë për sezonin e tij të shkëlqyer me Levante, Serxhio Ramos rrëmbeu trofeun e mbrojtësit më të mirë, ndërsa Luka Modriç u shpall mesfushori më i mirë me tipare mbrojtëse në një mbremje suksesi për skuadrën e Karlo Ançelotit.
Andres Iniesta i Barcelona morri çmimin e mesfushorit më të mirë
KOHA JONË SONDAZH

