Ndahet nga jeta legjenda gjermane Gerd Myler

Bota e futbollit në zi, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare legjenda gjermane Gerd Myler.

Lajmi i kobshëm, është konfirmuar nga klubi i Bjernit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Sulmuesi i madh i Gjermanisë, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Myler ishte një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit. Para Ronaldos dhe Mesit, bomberi gjerman kishte gjithë rekordet në Europë. Në 427 ndeshje të Bundesligës, Myler arriti të shënonte plot 365 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket trofeve, legjenda Myler, fitoi 4 herë Bundesligën gjermane, 4 herë Kupën e Gjermanisë, 3 herë Kupën Europiane si dhe njëherë Kupën e Botës. Ai mbajti veshur fanellën e Bajernit nga viti 1964 deri në 1979./d.m-kohajone.com

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?