Ndalet Çelsi, afrohet Mançester Siti, Arsenali parakalon Junajtid

Premier League, Ndalet Çelsi, afrohet Mançester SitiÇelsi frenohet nga Burnley në fushën e tij, në barazim 1-1 dhe i jep shanse Mançester Sitit t’i afrohet me dy pikë në krye të klasifikimit. Pas ndeshjeve të javës së 26-të, diferenca mes Çelsit e Sitit është ngushtuar në vetëm pesë pikë. Serbi Ivanoviç shënoi për Blutë në pjesën e parë, por miqtë barazuan shifrat në pjesën  e dytë dhe i hoqën dy pikë ekipit të Murinjos. Mançester Siti shkatërroi 5-0 Njukasëll,  ky dy gola i shënoi David Silvam, si dhe Nasri, Aguero e Dzeko kompletuan fitoren. Mançester Junajtid humbi sërish 2-1, në fushë të Suansi, 2-1, ndonëse shënoi me anë të Herreira më herët. Djajtë e Kuq rrezikojnë pas humbjes edhe që të përfshihen në katër ekipet më të mira për një vend në Champions. Arsenal i Venger fitoi 2-1 në transfertë dhe kërcënon pozitat e të besuarve të Luis Van Gaal. Me fitoren e djeshme Arsenali është ngjitur një pikë mbi Mançester Junajtid, në kuotën e 48 pikëve. Sot luan Saothampton dhe nëse fiton mund të larë Junajtid në vend të gjahstë.  

Premier League

Java e 26-të/Të shtunën  

Swiss Digital Desktop Reklama

Aston Vila – Stoke           1-2

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea – Burnley          1-1

Crystal P. – Arsenal        1-2

Hull  –  QPR                   2-1

Sunderland  – UBA          0-0

Svansea – Mançester J.   2-1

Mançester S. –  Njukasëll  5-0

Tëdjelën   

13:00 Totenhem  –  Uest Hem

15:05 Everton – Leicester

17:15 Southamp. – Liverpul

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?