Ndalohet në Kroaci “ballisti” Ismail Morina, ja çfarë ka bërë këtë herë

Ideatori i flamurit “Autochthonous” që u ngrit në stadiumin serb, Ismail Morina është ndaluar nga policia e Kroacisë prej dy ditësh. Lajmi konfirmohet nga burime të Opinion.al të cilat thanë se Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë kur është ndaluar nga autoritet.

Po sipas burimeve, Morina kishte ardhur në Shqipëri më 5 Qershor pasi është ndarë nga jeta i ati dhe disa ditë më pas ishte nisur për tu kthyer në Itali ku ka edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Mësohet se ai ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria pa pasaportë, pasi dokumentet i janë mbajtur nga autoritetet italiane. Ndaj gjatë kësaj kohe ai ka udhëtuar në mënyrë klandestine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë tek policia kroate dhe malazeze për lirimin e Ismail Morinës, pasi ndaj tij ka edhe një urdhër-arresti serb. Nëse ekstradohet në Serbi, jeta e tij është e rrezikuar, apeluan familjarët e Ismail Morinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?