Ndalohet të protestosh dhe të afrohesh te arbitri, ja si do të rinisë Seria A

Seria A ka hartuar një plan me udhëzime për rifillimin e kampionatit në mesin e qershorit, por të shoqëruar me shumë kufizime higheno-shëndetësore. Stadiumet do të ndahet në tri zona: ajo teknike, shkallët dhe jashtë impiantit. Maksimumi për zonë do të jenë jo më shumë se 100 persona. Në total mund të jenë 300 persona të pranishëm, të cilët do të kontrollohen. Skuadrat duhet të arrijnë në ndeshje të ndara, padyshim të gjithë anëtarët e tyre duhet të mbajnë maska.

Asnjë person nuk do të lejohet që të hyjë në dhomën e gjyqtarëve. Nuk do të ketë grumbullime të arbitrave. Lojtarët nuk do të jenë më në gjendje të protestojnë kundër gjyqtarëve dhe nuk do të mund të afrohen për asnjë arsye më pak se 1.5 metra distancë.

Ndeshjet, të cilat do të luhen pothuajse çdo ditë, nuk do të planifikohen në orën 15:00, siç qarkulluan fjalë fillimisht, por në varësi të transmetimeve televizive, në kohë të ndryshme gjatë ditës. Me sa duket, ndeshja e parë e çdo dite do të luhet jo para orës 16:00. Shumica e njerëzve do ta shohin futbollin duke filluar nga ora 18:00 deri në 21:00. Lojtarët duhet të shmangin përdorimin e njëkohshëm të tunelit dalës nga stadiumet, ashtu si edhe festimet kolektive të golave.

SHKARKO APP