Ndarja nga jeta e Arben Tafajt, Duka: Ka dhënë kontribut të madh për shoqërinë, humbëm një qytetar model
Politikani dhe aktivisti i njohur Arben Tafaj u nda sot nga jeta në moshën 63-vjeçare. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku vlerëson në maksimum kontributin e dhënë nga Tafaj.
Postimi:
Ndarja e papritur nga jeta e Arben Tafajt më ka hidhëruar pa masë. Humbëm një mik të mirë, një qytetar model që ka dhënë kontribute të paçmuara për vendin e veçanërisht për komunitetin tiranas, të cilit i shërbeu pa pushim dhe me shumë dashuri.
Arben Tafaj ishte një politikan dhe një atdhetar i spikatur, që do të na mungojë shumë neve, miqve të tij, por edhe shoqërisë shqiptare. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes Tafaj, miqve dhe të afërmve.
Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë respekt. U prehsh në paqe Ben!