Ndarja nga jeta e Kosta Grillos, presidenti Duka i shpreh ngushëllimet familjes

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar për ndarjen para kohe nga jeta të komentatorit dhe gazetarit sportiv Kosta Grillo.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19.

Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Duka në profilin e vet zyrtar në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?