Ndarja nga jeta e Maradonës, reagon Federata Argjentinase: Lamtumirë Diego!
Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e sotme. Lajmi i rëndë është konfirmuar edhe nga federata vendasve.
Ai pësoi një atak kardiak dhe nuk ia doli dot. Maradona kishte kaluar para 2 javësh një operacion në tru dhe e kishte përballuar me sukses sipas asaj që thonin mjekët.
Federata Argjentinase postoi foton e Maradonës me Kupën e Botës të fituar në 1986. “Lamtumirë, Diego. Do të mbetesh në zemrën e çdo futbolldashësi në të gjithë botën”, shkruhet në postimin e bërë publik pak minuta më parë.