Ndarja nga jeta e Vladimir Grillos, reagon Duka: Simbol i komentit sportiv!

Një nga ikonat më të mëdha të gazetarisë sportive, Vladimir Grillo humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e shoqëronte prej dy vitesh.

Për lajmin e ndarjes nga jeta të 74-vjeçarit ka reaguar edhe presidenti Armando Duka i cili thekson se Grillo është një simbol i komentit sportiv.

Reagimi i presidentit Duka:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësova i trishtuar, që është ndarë nga jeta komentatori, gazetari dhe zëri simbol i TVSH, Vladimir Grillo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të ndaj me ju të dashur miq dhe anëtarë të komunitetit të futbollit, dhimbjen për këtë humbje. Ladi, ishte një simbol i komentit sportiv, që ka shoqëruar, jo vetëm sukseset dhe ngjarjet e futbollit shqiptar, por edhe çdo ngjarje të madhe sportive në Shqipëri!

U prehsh i qetë në parajsë, Ladi!

Futbolli shqiptar do të të kujtojë si simboli i komentit sportiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?