Ndërhyrja horror në ndeshjen Suedi-Ukrainë, shpërthen debati për kartonin e kuq

Suedia hyri në këtë ndeshje si favorite e lehtë, por ishte Ukraina ajo që kaloi në epërsi përmes Oleksandr Zinchenko të Manchester City. Sidoqoftë, Emil Forsberg, mjaft në formë në “Euro 2020”, barazoi shifrat para pushimit mes dy pjesëve të lojës.

Ishte një rast që asnjëra palë nuk dëshironte ta humbte ndeshjen në pjesën e dytë, por dhe në kohën shtesë. Pikërisht në këtë të fundit u bë dhe diferenca. Mbrojtësi suedez, Marcus Danielson, u fut në një dyluftim për topin, por goditi brutalisht me taka këmbën e kundërshtarit, Artem Besedin. Arbitri Orsato fillimisht i dha Danielson një karton të verdhë, por, pasi e shikoi sërish rastin me VAR, e përmirësoi vendimin, duke nxjerrë të kuqen.

A ishte i merituar? Sigurisht që kishte debat nëse kartoni i kuq ishte i justifikuar. Ndërhyrja e ishte e paqëllimshme, por brutale, gati për t’ia thyer këmbën kundërshtarit.

Një figurë e njohur që nuk mendon se ishte karton i kuq është Gary Lineker, i cili shkroi në “Twitter”: “Kur luan futboll është pothuajse e pamundur të mos ndjekësh këmbët e kundërshtarit që ka topin (jo atë lloj ndjekjeje për t’i thyer këmbët). Vetëm sepse një lojtar lëndohet, sepse një ndërhyrje e kap atë aksidentalisht, nuk e bën atë faull, lëre më karton të kuq”.

SHKARKO APP