Ndërpritet derbi Betis-Sevilla, një lojtar goditet me shufër hekuri (VIDEO)

Derbi spanjoll mes Betis dhe Sevilla është ndërprerë për shkak të një incidenti të rëndë. Nga shkallët e stadiumit “Benito Villamarin” është lëshuar nga tifozët një shufër, që goditi lojtarin e Sevilla, Joan Jordan.

Pasi foli për disa minuta me personat përgjegjës për sigurinë në stadium, arbitri vendosi që të ndërpresë ndeshjen, kur rezultati ishte 1-1. Edhe pse fillimisht futbollisti dukej se nuk kishte dëmtime të rënda, pas disa minutash u shtri në tokë me marrje mendsh.

Ndeshja Betis-Sevilla është e vlefshme për 1/8 e Kupës së Mbretit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?