Ndërron jetë ish-presidenti i njohur i Palermos Maurizio Zamparini
Një lajm i trishtë ka tronditur sot futbollin italian, teksa ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, Maurizio Zamparini, ish-presidenti i Palermos por edhe Venezias.
Zamparini ishte shtruar në spital për shkak të një komplikimi me zorrën e trashë, ndërsa në fund është dorëzuar dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejën ndaj vdekjes.
Ndërkaq, arritjet e Zamparinit në futbollian italian janë për t’u vlerësuar teksa pati sukses me Palermon, madje duke e dërguar klubin siçilian deri në Europë ndërsa zbuloi edhe lojtarë që më pas bënë histori si Cavani, Pastore, Dybala apo Amauri.
KOHA JONË SONDAZH

