Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Ka ndërruar jetë kreu i federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri.

Ai ka ndërruar jetë pas një komplikimi shëndetësor. Lajmin e kanë konfirmuar familjarë të legjendës të futbollit të Kosovës.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi i është rënduar gjendja. Por gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?