Ndeshja e 1000 në krye të skuadrave, Mourinho: Kurrë se kisha menduar!
Jose Mourinho ka një fundjavë të veçantë, pasi do të ulet për herë të 1000 në stolin e një ekipi futbolli. Strategu portugez ka dhënë një intervistë për agjencinë “Lusa”, ku konfirmoi se nuk e ndjen aspak sikur ka aq shumë sfida.
“Qëllimi është gjithmonë të fitojmë ndeshjen tjetër, por në asnjëherë nuk e kisha menduar këtë objektiv, nuk i kam numëruar asnjëherë ndeshjet apo të shqetësohesha. Kur më thanë se mungonin 8 apo 9 ndeshje, atëherë nisa që t’i numëroja.
90 mijë minuta janë shumë, edhe me shtesat shkojnë shumë, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë te unë, as si njeri dhe as si trajner. E gjitha që më ndodh më duket si ‘deja vu’, më duket sikur më ka ndodhur dhe më parë. Në fund kjo është një vlerë për eksperiencën, një vlerë që shumë tentojnë ta nënvlerësojnë, por në futboll dhe në jetë, ka një vlerë të madhe”, deklaroi Mourinho. /R.Lika-Koha Jone/